Si u krijua “N’DETI”?

August 12, 2021

BaLeeFuGaa N'DETI
Qaq! 3 pjese!

Në positimin paraprak, e përshkruajta konceptin e projektit/albumit që planifikoj ta realizoj si dhe një përshkrim të shkurtër te BaLeeFuGaA’s.

Kështu që tani do të hyjmë pak më shumë në detaje per BaLeeFuGaa, inspirimin mbrapa “BaLeeFuGaa N’DETI”, elaborimin e tekstit si dhe procesin e prodhimit. Mbajuni, rahatohuni, ju pret një lexim interesant!

IDEA

Duke qenë profesionist me një punë me orarë të rregullt 9 deri në 5, dhe në të njejtën kohë artist, është goxha problem. Sidomos kur bisedojmë për kohën te cilën duhet ta ndajmë për krijimtari artistike. Mundohem që të vendosi në kalendarin tim 2-3 orë përgjatë vikendit që së paku të kontriboj në fletoren time me ndonjë ide, tekst, ose vetëm zhgarravina që më vonë mund të transformohen në ndonjë produkt. 

Një prej gjërave më të rëndësishme, të cilën e mëson me eksperiencë, besoj që është aftësia për të identifikuar potencialin e një ideje. Dua të them që duhet të mësojmë të identifikojmë se sa mundet një ide ose një fjalë e vetme të zgjërohet? Cfare lloj të produkteve mund të prodhon? Në cilat mediume? Sa ka potencial? A ka potencial që të jetë vetëm një copëz përmbajtje që e gëlltisim e harrojmë? A mund të elaborohet ndoshta në një këngë? Po a mund të vizualizohet?

Të gjitha këto pyetje shfaqen (dhe duhet të shfaqen) në fazat e fillestare sepse sa më të kjarta këto pytje bëhen, aq më e lehtë do jetë faza e para-prodhimit (pre producion) për ju. Me besoni, nuk mund ta egzagjëroj se sa i rëndësishëm është procesi i para-prodhimit. Në të gjitha format e krijimit, nuk ka lidhje se cfare! Për arsye se në këtë fazë e keni mundësinë që të mendoni për proceset prej perspektivës strategjike si dhe operacionale! Si mund ta bëjme më mirë? Si mund ta bëjmë më lirë? A mundemi me përdorë përsëri atë përmbajte, a mund të bëjmë shabllona (templates) për të? A kemi ndoshta resurse nga e kaluara që mundemi me i përdorë prap? A kemi mundesi që këtë proces ta definojmë si procedure standarde operacionale në të ardhmën për ideja tjera?

Të hyjmë pak ma fell në shembullin egzakt të “BaLeeFuGaA N’DETI” dhe të ju tregoj se si një fjalë e vetme evolvon në një pako të madhe të përmbajtjes. Duke llogaritur një karakter të ri-formuluar artistikisht, definimin, këngen, përmbajtjen për rrjete sociale dhe storjen e kampanjës.

Gjithcka filloj në Qershor 2018, në Plazhë të madhe të Ulqinit, ku isha në pushime me gruan time. Unë, pasi që jam person më “indoors”, mund të supozoni që nuk marr aq shumë rreze dielli dhe e kam lëkuren mjaft të bardhë. Atë ditë, isha lyer me krem kundër dielit pak dhe isha duke u rrezitur i relaksuar. Gruaja, duke qenë e kujdesshme rreth djegjeve që shkakton dielli, pa pritmas ma tërhoqi vëmendjen! “Hej Ardian, futu ndër hije sepse mundesh me u djegë keq!”. Dhe aty ishte momenti kur ndodhi magjia! Pa menduar shumë, duke bërë shaka ju përgjegja: “Spo ma ndinë, e mushi Jaccuzin me Kos sonte!” Ishte një e qeshme masive në ato momente, por na kthehej edhe në ditët në vijim! Nëse nuk e kuptoni analogjinë, të ju shpjegoj! Zakonisht, kur bashkëvendasit tonë digjen gjatë ditës nga dielli, gjatë natës i lyejnë pjesët e djegura me kos sepse e freskon dhe hidraton lëkuren, gjithashtu e shëndoshë! Si duket është një ilaq tradicional që krynë punë! Por përgjigjja ime ishte e lidhur me këtë por më e egzagjëruar. Llogariteni që jeni një stereotip që ka para, kushte, të gjitha por prap kthehet tek këto metodat tradcionale! Vetëm se në mënyrë më massive! Një jaccuzzi përplot me KOS!

Dhe këtu kthehmi prap tek koncepti i “zgjërimit të idesë” të cilin e përmenda më heret. Për dy javë rresht duke menduar për atë fjalë të vetme kycesë e kuptova që gjatë verës kemi shume eksperienca që janë shumë qesharake. Shumica prej tyne shpërndahen me muhabete direkte, edhe për shumicen kurr nuk e dijmë a janë të vërteta apo vetëm shaka! Sidoqoftë, fillova ti mbledhi dhe ti shkruaj në fletoren time gjërat e ngjajshme që me binin ndërmend. Në fazat e hershme të shkruajtes të tekstit, kisha disa fjalë (se cfare më kujtoheshin gjatë viteve) sikur: vaji i ullirit në vend të kremit, jacuzzi me jogurt, mbulimi i trupit me zallë si terapi anti reumatike, ngrënja e fasules në plazh, vizita e ahengjeve popullore muzikore, etj.

Tani vec se ishte fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 dhe koha për të finalizuar tekstin erdhi. E ceka qysh në fillim se sa problem është që të alokojmë kohë për këto aktivitete. Si dhe pastaj kur ndanë kohë,, nuk është se punon në një tekst/projekt të vetëm! Duhet ta kontrollojmë edhe statusin emocional dhe kreativ që pastaj të punosh në atë projekt që mund për momentin të kontribosh më shumë!

Në atë kohë e kisha shumë të kjartë drejtimin në kokën time se si duhej te tingllonte ky projekt. E dija që kisha nevojë ta këndoja përmbi muzikë të stilit afro trap dhe duhet të ishte goxha dinamike. Pas një hulumtimi të shkurtë, e gjeta një muzikë në YouTube “FREE ‘BENDO’ Hard Afro Trap Beat Instrumental Dark Afro Trap Rap Beat Stormz Kill It”. Ishte perfekte për konceptin tim, dhe fillova të shkruaj menjëherë!

Pasi që shkrova rreshtat e parë të tekstit, dhe fillova ti këndoj, dicka nuk ishte në rregull. E vërejta që me stilin “normal” të shkrimit dhe këndimit kjo nuk do ishte aj produkt të cilin e kisha paramenduar! E kisha ndjenjën që po bëja me gisht dhe po tallesha me disa stereotipe. Si ta bëja këtë experience më të “lehtë”? Ky ishte tash problemi të cilin duhet ta zgjidhja. E pauzova shkrimin pasi që duhet ta zgjidhja këtë qështje para se të vazhdoja.

Si zakonisht të gjitha idejat vijnë natë pas orës 1:00 (nuk e di pse), një natë të 2019tës mu kujtua! E kisha aty gjatë gjithë kohës! Fillimisht, kur fillova të bëja rap, nofka ime ishte e njejta sikur se ne counter-stirke, isha prezantuar si BaLeeFuGaA. “Balifuga” ishte një fjalë slleng për një stereotip të pa edukuar, kokëfortë rural, fjalë të cilën e kemi përdorë kohë mbas kohe. Dhe pas luftës, pasi që patëm një lëvizje të asaj demografie që lëshohej në qytet të cilët “civilizoheshin”, si një revoltë, vendosa që artistikisht të bëhem aj stereotip! Në këngët e para të mija të inqizuara, gjithkah prezantohem BaLeeFuGaA ( e kisha shkruajtur në atë stil pasi që gjithmonë kam qenë adhurues i filmave kung-fu dhe inspirimi më erdhi një ditë duke e shkruajtur Bruce Lee). Më duket se në 4 këngët e para të mija prezantohem me atë nofke, gjithashtu edhe në dy këngët që përfunduan në albumin e parë. Kënga bashkëpunim me Nightracks (BaLeeFuGaA Feat. Night tracks – 11441) si dhe kënga tjetër që ishte si himnë e turneut lokal te Counter-Strike (BaLeeFugaA feat Lyrical Son, WhiteOG And Starman – Need4CS). Eventualisht (nga lojërat), emri u shkrutua pasi që të gjithë më thirrnin FuGaA. Pastaj, në momentin e fundit, gjithashtu e ndërrova kopertinën dhe përshkrimin e albumit nga “BaLeeFuGaA – Te Dhena Mbi Autorin” në “FuGaA – Te Dhena Mbi Autorin”.

HINI FELLIT!

Ti kthehemi tekstit! Ditën tejtër, lshoj muzikën, filloj të shkruaj, filloj të këndoj me karakterin e BaLeeFuGaa’s dhe magjia ndodhë! Të gjitha fjalet kycëse u mbledhën, ideja, të gjitha disi u lidhën në mes veti me perfeksion! Kështu që më lejoni të ju udhëzoj përgjatë tekstit me një elaborim ekskluziv prej anës time, njësoj si në Lyrics Genious apo dicka të ngjajshme!

(Dy shprehje explicite janë në tekst)

BaLeeFuGaA N’Deti

Verse 1:

Kujt pi ha peci na jem ardh n’deti!

Këtu me fillim egzagjërohet edhe tregohet, se ska lidhje asgjë tjetër, përvec faktit që “JEM ARDH N’DETI!”

U kthym nmuzik, po fuckit, me randsi o deti!

Këtu prap luaj me egzagjerim të njejtë me një metaforë. Pasi që kam qënë pasiv për një kohë të gjatë, rikthimi është një gjë e madhe. Por prap se prap e ceki qe “Me randsi o deti!”

35 grad na kalli dielli, po na flladitem n’deti!

Edhe pse plazhi është plazh, në disa temperatura të nalta gjatë ditës është mirë që mos të vizitohet. Këtu desha të shprehi se nuk lujnë rrol temperaturat e larta, sepse freskimi i arsyeton të gjitha.+

sbon pasul, po mu sma nin, mu ma kona n’deti!

Fasulet e dimë që hahen shumë në kuzhinën tonë. Një mit urbano-bregdetar thot se kan parë familje me tigan në plazhë duke konsumuar dhe shijuar drekën me fasule. Prandaj, fasulet janë top, deti është top, pse mos mi miksu, sma ninë!

Jem dal si pena, na pa krema, dilli na sos!

Kemi dalë si budallenj, e imagjinoja sikur në disa MEME’s të vjetra ku shihen disa stereotipe amerikano-italiane, djelmosha me frizura të shëmtuara. Gjithashtu pa kremë dielli mbrotjëse! Rezultati, të djegur!

Apartmanti 100metra, jacuzzi me kos!

Tradicionalisht djegjet nga dielli janë trajtuar duke i lyer me pakëz jogurt…ndërsa ne jemi aq bossy sa që edhe pse e kemi nje apartament me të gjitha kushtet dhe jacuzzi, prap kthehemi tek jogurti! E mbushim jaccuzin me kos!

Jo hermes, po voj ullini, midis detit BO$$!

Vaji i ullirit është shumë i mirë për të marrë ngjyrë. Jam boss, dua të kem ngjyrën më të mirë (edhe pse më vjen era vaj ulliri!)

Dy her ndit me zall un mlohna, reuma NO!

Thonë se mbulimi i trupit me zallë është i mirë për shëndet, eshtëra dhe sëmundje reumatike. Prandaj sigurohem që të kryj edhe këtë ritual!

Chours:

A hina LaHmi hajde laHum ndeti

Should we go for a swim on the beach, swim on the beach?

ndeti ndeti ndeti ndeti ndet indeti ndeti ndeti ndeti ndeti

On the beach, on the bach, on the beach, on the bach,o n the beach, in the beach,

A nisem PiHmi hajde PiHuM ndeti

Should we start drinking? Drinking on the beach?

ndeti ndeti ndeti ndeti ndet indeti ndeti ndeti ndeti ndeti

On the beach, on the bach, on the beach, on the bach,o n the beach, in the beach,

I gjithë refreni është goxha direkt, por fjalët të cilat i kam zgjedhë jan pak sa “sleng i sllengut”. Disa vite më herët kur “Stromae – Alors On Danse” ishte e popullarizuar, bënim shaka me shoqëri duke e kënduar me tekst “A LAHEM DATH(zbathë)”. Tingëllonte shumë kapshëm! Prandaj këtu doja që të egzagjëroj shkronjën “H” pasi që e dija që do të tingëllonte bukur! Plus është një fjalë që “baleefugaa” e përdorë!

A hina LaHmi hajde laHum ndeti

Should we go for a swim on the beach, swim on the beach?

Bonja burllullu burulllu 

Let do it like bruululu brululululu

Bashk na knaQum ndeti, knaQum ndeti

together we enjoy the beach, enjoy the beach

A nisem PiHmi hajde PiHuM ndeti

Should we start drinking, drinking at the beach?

Bohem FILI-KUuzzzzzz

We get very very drunk

Bashk na knaQum ndeti, naQum ndeti

together we enjoy the beach, enjoy the beach

Këtu nuk ka ndonjë shtesë, përvec “burlululu”, pjesë të cilën nuk di ta shpjegoj, por besoj që e keni përjetuar ose do ta përjetoni në bregdet shqipëtar! Një gjest të cilin disa të rijn e “performojnë, e fusin kokën në ujë dhe fillojnë ta lëvizin majt-djatht duke bërtitur. Zëri që prodhohet është shumë qesharak, tingëllon si Murlocks nga World Of Warcraft. Gjithmonë më ka fascionuar.

Verse 2:

Vijat i kom ndreq .. npantolla tbardh

Këtu këndoj në “dy” tempo… Them “vijat i kom ndreq” (Që të shtynë të mendosh për vija të kokainës), a në fakt, fjalën e kam për vija që mbesin nga hekurosja e pantollave te bardha. Nuk ka pushim verorë pa pantollona të bardha!

Ne hollegro vip…. te Gjystja nven tpar

“Hollegro” është një klub nate në Ulqin (Shumica e inspirimit më ka ardhë nga Ulqini, pasi që edhe vet jam gjysmë nga atje. Gjitashtu bashkëshortja kështu që shumicën e verës e kalojmë atje). Pasi që “Hollegro” është ideja e parë që u kujtua, e vazhdova duke vizualizuar Gjyste Vulaj që është residente aty. Si dhe gjithashtu tregoj për “arritjen” time që jam i pozicionuar në rreshtin e parë!

Nejen mu ma rexh…pt…. 500she nball

E dijmë se si lajmë bakshishe në dasma! Kështu që ska koment ktu! Ndeja digjet, trap bakshishi!

*pause*…auuu mi qiu rabbtt!

Këtu është hera e parë që përdori shprehje më të rëndë eksplicite. E kam bërë atë pauze për arsye se fillimisht kisha idenë që aty të dëgjohet pak një muzikë popullore dhe pastaj unë të reagoj si i cmendun! Ideja është se jam i dehur dhe është duke u kënduar kënga më favorite e imja!

Donibanjeeesss, nope thnx kom Apartament.

Kjo është një nga pjesët që më pëlqen më së shumti. Kjo ka qenë një shaka që DJ Flow na tregonte shoqërise dikun në vitet 2005-6. E dini situatën kur arrinim në Ulqin, dhe gjëja e parë që shihnim në momentin e zbritjes nga autobusi ishte turma e banorëve lokal duke na ofertuar akomodim. “Doni banesë?”. Banorët lokal zgjoheshin herët që të merrnin klientët direkt në stacion të autobusëve. Në tekst unë përgjigjem “Jo faleminderit se kam Apartament” normal, se jam BOSS!

Doniburekkk, jok, sot un ha peshk t’portokallt.

want some food?? nope, today I eat orange fish.

Këtu me stil të njejtë vetëm se e kam ndërruar ofertën në ushqim, dmth byrek. Nërsa përgjegjja ime këtu është shumë qesharake! Rast që më ka ndodhur mua dhe kam qeshur shumë për një javë të tërë! Ishte faza kur mirresha më shumë me fitness dhe isha duke u ushqyer më “shëndetshëm” në punë. Gjatë ditëve të premte zakonisht në menu kishim peshk Salmon. Pak më i shtrenjtë se ushqimet e zakonshme, por më pëlqente dhe e bleja rregullisht. Një ditë deri sa isha duke ngrënë, një kolegë shumë zbavitës i joni Gazi mu drejtua me “Heee Ardian, vec peshk t’portokallt po han!” Ishte aq qesharake e dija që duhet ti bëja vend në tekst!

Fulll i kallt, trupi me hart,

E dini se kur digjemi si bëhet trupi si një hartë e vjetër pak para se të na qërohet lëkura?

Prekem nshpin me gisht, tqoj me xhet privat!

Eh, prandaj këtu them, vetem preke mbrapa, të dërgoj me aeroplan privat!


Tani teksti përfundoj! Në këtë kohë isha i fokusuar në interpretim, body language si dhe duke u pregaditur për ndonjë video klip eventual. Në ndërkohë vazhdoja ta definoja mënyrën se si “BaLeeFuGaA” këndon, folë, lëvizë, etj. Verzioni final i tekstit ishte i përfunduar kah mesi i vitit 2019. Kështu që mund ta kuptoni edhe vetë se sa gjatë marrin këto punë kur ke vetem pak orë në vikend për tu fokusuar në to.

Deri në Dhjetor, me instrumentalin që ishte falas në internet, e kisha regjistruar një demo version në studion time në shtëpi, pasi që i kisha pajisjet esenciale të cilat i përdori për livestrea/krijim të videove për videolojra. Menjëherë sa dëgjova demon që kisha bërë e dija që aty jemi!

Këtu e kisha cekë që duhet ti trajtoni demot si demo, ta dini që nuk jan produkt final, por janë aty për të ju inspiruar dhe që të merrni një pamje ma konkrete se kah po shkon ajo ide.

PUNO!

Pastaj na goditi PANDEMIA! Ohh sa kreativ që isha! Pervec që jam artist, jam edhe Gamer, kështu që ato muajt ne fillim luajta me bollëk! Shumë Destiny 2, por edhe shumë lojëra ekskluzive për PlayStation si “The Last of Us 2” dhe “Ghost of Tsushima”. Plus, tek në mes të vitit masat filluan të zbuteshin dhe na u lejua që të udhëtonim dhe bënim aktivitete.

Në fillim të muajit Gusht 2020, me K-Master vendosëm që të ikim për një fundjavë në bjeshkët madhështore të Rugovës. Duke pasë shumë idea të pregaditura, e dinim që një fundjavë në një pushimore të izoluar në mal do të ishte shumë më produktive se sa sesionet e rëndomta in-and-out në studio muzikore. Grupi jonë daton moti, qysh prej vitit 2003, por këto ditë prej artistëve (MC’s) origjinal të Infinit Records, më aktivi është EkremGJ, ndërsa unë dhe Da Ghost vazhdojmë të shkruajmë por nuk jemi aq të disciplinuar në finalizim të produkteve. Edhe pse Da Ghost i kishte lansuar disa këngë nga projekti i tij i ardhshëm “NNNQ”. Prej grupit tonë fillestar, i vetmi që qëndroj aktiv gjatë gjithë kohës ishte Kushtrim “K-Master” Berisha, tani në P.I.N.T, duke qenë producent për top performuesit shqiptar si: Lyrical Son, Mc Kresha, Fifi, Lluni, dhe shumë të tjerë. Pasi që K-Master ishte producent i albumit tim të parë “Të Dhënat Mbi Autorin” në 2004, dhe i njeh kapacitetet e mija por edhe e kupton drejtimin tim kreativ gjatë eksperimentimit me gjëra të reja, e dimin që një fundjavë do të ishte e frytshme me disa produkte. Ishte pothuajse magjike me këngën “N’DETI”, se si e kishte ndëgjuar demon, e dinte që vec se e kishte një komponim gati që do ti përshtatet. Ishte një komponim që sapo kishte krijuar ato ditë dhe menjëherë pas disa inqizimeve të para, “N’deti” ishte gati! Pjesët vinin në vend në mënyre perfekte dhe demoja ishte gati. Aj inqizim nga bjeshkët në fakt edhe është ajo cfarë po ndëgjoni në verzionin final të këngës! Ja vlenë të përmendet që gjatë asaj fundjave kemi krijuar 4 demo këngë!

Procesi pastaj vazhdoj me muaj, pasi që mundohesha ta definoj më në detaje Baleefugaa’n. Si shkruan? Si flet, si ecën? Cfarë poston në social media? Dhe shumë ideja më vinin ndërmend. Të jem i sinqertë, duke e definuar këtë karakter, mu hap rruga për të krijuar edhe tre të tjerë (pasi që e dija që FuGaA dhe BaLeeFuGaA vec se jan aty). Sic e ceka në fillim, kur i analizojmë gjërat nga fazat e fillestare edhe mundohemi të bëjmë procedura standarte të operimit për gjithcka, është një situatë win-win. Kjo edhe më shërbeu si katalizatorë që ta definoj projektin e albumit të ardhshëm, të ciilin në fjalë të shkurta e përshkruajta në artikullin e parë këtu.

Materialin shtesë që e kam krijuar për këtë këngë si postimet, dizajni, reklamimi dhe qasjen kreative ndaj tyre, to ta elaboroj në një shkrim tjetër. Pasi që është botë nëvete dhe hyn mës shumë në processin e reklamimit në Facebook dhe Instagram, si targetohen audiencat specifike, dhe gjëra më teknike. Gjithashtu narracionin e gjithë storjes të Baleefugaa’s dhe këngës së re është më mirë ta tregojmë pasi që përfundon e gjithë kampanja dhe e kemi të tërë materialin promovues dhe gjithashtu shënimet nga rezultatet!

Shpresoj që ju pëlqej, pak shkrim i gjatë por shpresoj që ja ka vlejtë! Shihemi në shkrimin tjeter!

Mos të harrojmë:
Like e share e subscripe sa me shun sa me mire. Respekte.
Edhe nidaj i imi ka nimu meshkrue ka gabime nromal. Rrespekte prap.

Me degju spotify dhe eppel musik: https://music.fugaa.com/link/coot33


Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.